Ballina Lajme nacionale Cigareshitësi e gjen një kuletë me para, e dorëzon në Polici

Cigareshitësi e gjen një kuletë me para, e dorëzon në Polici

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një qytetar nga Peja ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kuletë të gjetura.

Aty kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

” Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn ‘Eliot Engel’, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё”, ka njoftuar Policia.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media

The post Cigareshitësi e gjen një kuletë me para, e dorëzon në Polici appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----