Ballina Lajme nacionale Cigare në ambient të mbyllur, dënohet ministri kosovar

Cigare në ambient të mbyllur, dënohet ministri kosovar

60
SHPËRNDAJE

Ishte dënuar sepse kishte konsumuar duhan në ambient të mbyllur.

I ftuar në studion e Frontal, Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka treguar se njëherë është dënuar se ka paguar dënimin pasi ka thithur cigare në ambient të mbyllur.

Ai foli për aktivitetet që organizoi ministria që ai udhëheqë për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe për dënimet që ministria e tij po i jep për mosrespektim të rregullave për ruajtjen e ambientit.

Këtu ministri tregoi që është dënuar për mosrespektimin e ligjit për duhanin.

“Po e bëj publike për herë të parë. Unë para disa viteve e kam paguar një gjobë prej 50 eurove sepse kam pi duhan në ambient të mbyllur. Tani mundohem të respektoj ligjin sa të mundem”, ka thënë Matoshi.

Fatmir Matoshi foli edhe për partinë në të cilën bën pjesë. Ai tha se partia e tij është ende aktive duke thënë se kanë pasur ardhje të reja në parti.

Ai foli edhe për AKR-në në Ferizaj. Matoshi tha se atje ka nisur procesi zgjedhor dhe se AKR-ja aty mbetet e fortë.

“Labi është shumë i angazhuar e nuk është shumë politik. Largimi i tij nuk është se i bën mirë asnjë partie. Mirëpo, kemi prurje të reja në parti.”

Fatmir Matoshi shtoi se AKR është më e fortë se asnjëherë më parë.

-----