Ballina Showbiz Chiara Ferragni kthehet në shtëpi pas lindjes, takimi i parë i Leos...

Chiara Ferragni kthehet në shtëpi pas lindjes, takimi i parë i Leos me të motrën është kaq i bukur

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Çifti i famshëm italian, Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë. Blogerja dhe reperi publikuan menjëherë portretin e vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin Vittoria.

Gjatë qëndrimit në spital, Chiara dhe Fedez kanë ndarë vazhdimisht momente krah së voglës, por ditën e sotme pjesëtari më i ri i familjes së tyre ka mbërritur në shtëpi. Sigurisht këtë moment të këndshëm, ata nuk kanë nguruar ta ndajnë me fansat e tyre në Instagram.

Gjithashtu dhe takimin e parë të djalit, Leo me motrën e porsalindur. Ka qenë Fedez i cili ka ndarë këtë moment, teksa Leo puth dorën e së motrës. “Një fillim i ri së bashku.”, ka shkruar reperi krahas videos. /abcnews.al

The post Chiara Ferragni kthehet në shtëpi pas lindjes, takimi i parë i Leos me të motrën është kaq i bukur appeared first on Abc News.

---- ----
-----