Ballina Sport Chelsea në formë fantastike, zbulohet sekreti i suksesit të Tuchel

Chelsea në formë fantastike, zbulohet sekreti i suksesit të Tuchel

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Chelsea i Thomas Tuchel vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive në Premier League dhe tashmë blutë e Londrës janë vetëm dy ndeshje larg rekordit të Sarrit, për sa i përket numrit të takimeve radhazi pa pësuar humbje. Mirëpo, si çdo trajner i suksesshëm edhe gjermani ka sekretet e tij, të cilat mesa duket i ka kuptuar një lojtar që luan në kampionatin anglez, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur.

“Kur je në fushë nuk e kupton se çfarë po ndodh. Lojtarët e Chelseas e dinë ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të lëvizin në fushë. Sulmet e tyre janë “vdekjeprurëse” sepse ka raste që ata bëjnë pasime pa e parë fare se ku është shoku i tyre i skuadrës. Gjithashtu, përdorin fjalë të ndryshme në situata të ndryshme, në mënyrë që të mos kuptohen nga kundërshtarët”, deklaron lojtari i Premier League.

 

Nuk dihet nëse ka vërtetë kode që përdoren nga Tuchel, por statistikat i japin të drejtë skemave të gjermanit. Që kur në stol erdhi ish-trajneri i PSG-së, Chelsea ka pësuar vetëm dy gola, duke u kthyer në një nga mbrojtjet më të mira në Angli e jo vetëm. Londinezët tashmë renditen në vendin e katërt të renditjes me 51 pikë, gjashtë më pak se Manchester United i vendit të dytë. /abcnews.al

The post Chelsea në formë fantastike, zbulohet sekreti i suksesit të Tuchel appeared first on Abc News.

---- ----
-----