Ballina Lajme nacionale “Che Guevara kosovar”/ Albin Kurti, ‘rebeli’ që u bë kryeministër (FOTOT)

“Che Guevara kosovar”/ Albin Kurti, ‘rebeli’ që u bë kryeministër (FOTOT)

300
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Media franceze, La Croix, i ka kushtuar një artikull zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës .

Në artikull thuhet se Albin Kurti tashmë kryeministër i Kosovës, ku ka njohur nga brenda burgjet e Sllobodan Millosheviçit, ndërsa shton se ishte pikërisht Albin Kurti ai i cili udhëhoqi protestat ndaj masakrave të Serbisë. Kjo media nuk ka lënë pa përmendur edhe momentin ku Albin Kurti dhe përfaqësues të partisë së tij hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu në artikullin e La croix flitet edhe për karakterin e Albin Kurti ku shkruhet se ai është një drejtues karizmatik ndërsa partinë e Vetvendosjes La croix e konsideron si një parti nacionaliste e majtë që kohët e fundit është afruar më shumë me qendrën e majtë.

“Për shumë vite është quajtur “Che Guevara kosovar”, dhe tani vishet me këmishë dhe kravatë. Por mjeshtëria e tij me fjalë gjithmonë ngjallë entuziazëm në takimet e tij me të rinjtë, studentët, punëtorët dhe të papunët, të cilët janë të lodhur nga klientelizmi dhe korrupsioni.” shkruan ndër të tjera media franceze.

Pas katër muaj negociata, Kurti ka rritur një marrëveshje me partinë e LDK në të cilën ishin së bashku në opozitë.

---- ----
----
-----
-----