Ballina Sport Champions League/ Përsëritet finalja e vjetshme, Reali peshkon Liverpool

Champions League/ Përsëritet finalja e vjetshme, Reali peshkon Liverpool

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Tetë skuadrat më të mira të Champions League kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i raundit çerekfinal dhe gjysmëfinal i kompeticionit më të rëndësishëm për klube, teksa do të shijojmë përballje dhe sfida interesante dhe të zjarrta.

Kampionët e Bayern Munchen do të përballen me PSG për një biletë në gjysmëfinale. Një përsëritje e finales së vitit të kaluar, që u fitua 1-0 nga djemtë e Flick. Takimi i parë do të luhet në Gjermani, teksa ndeshja e kthimit në “Parc des Princes”.

KATËR SFIDAT ÇEREKFINALE
 (1) Manchester City-Dortmund
(2) Porto-Chelsea
(3) Bayern Munchen-PSG
 (4) Real Madrid-Liverpool

Real Madrid-Liverpool është një tjetër çift tepër i fortë. 19 trofe të Champions League kanë fituar së bashku dy nga klubet më të mëdha të futbollit evropian (13 Reali dhe 6 Liverpool). Dueli i parë zhvillohet në Madrid, ndërsa ekipi që kalon në gjysmëfinale do të përcaktohet nga takimi në mitikun “Anfield”.

Spektakël dhe shumë gola priten në dy ndeshjet mes Manchester City dhe Dortmund. Sulmet e dy ekipeve janë “zjarr”, teksa armata e Pep Guardiolës do me çdo kusht fitimin e trofeut për herë të parë në historinë e klubit anglez.

DY SFIDAT GJYSMËFINALE
Bayern Munchen/PSG – Manchester City-Dortmund
Real Madrid/Liverpool – Porto-Chelsea

Porto-Chelsea është përballja tjetër. “Blutë e Londrës” kanë rilindur që prej momentit që në stol u ul Thomas Tuchel. Short i mirë për skuadrën angleze, por kujdes! Porto eliminoi Juventusin dhe ka eksperiencë të madhe në këtë kompeticion.

Gjysmëfinalet? Nëse “Cityzens” kalojnë Dortmundin, Pep Guardiola mund të përballet me Bayern Munchen, ekip që e drejtoi në vitet 2013-2016. Bayern-City do të ishte një finale e parakohshme, teksa në krahun tjetër mund të kemi një derbin anglez. Liverpool do të gjente Chelsea ose Porton në raundin e 1/2-ve, gjithmonë në ia del të nxjerrë jashtë gare Realin e Zidane.

KUR LUHEN NDESHJET – Ndeshjet e para çerekfinale të Champions League janë programuar të luhen më 6 dhe 7 prill, kurse të kthimit zhvillohen një javë më pas, më 13 dhe 14 prill. Brenda prillit luhen edhe gjysmëfinalet e para, më 27 dhe 28 prill, kurse të kthimit më 4 dhe 5 muaj. Finalja zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. /abcnews.al

The post Champions League/ Përsëritet finalja e vjetshme, Reali peshkon Liverpool appeared first on Abc News.

---- ----
-----