Ballina Sport Champions League/ Mbrojtësi kuqezi i Atalantës, drejt ëndërr për kualifikim

Champions League/ Mbrojtësi kuqezi i Atalantës, drejt ëndërr për kualifikim

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Atalanta do të kërkojë sot në mbrëmje të vazhdojë ëndrrën e nisur sezonin e kaluar, atje ku për herë të parë u bë pjesë e Champions League. Ndërsa e nisën fazën e grupeve me 3 humbje dhe një barazim, italianët e shohin veten sot në 1/8 përballë spanjollëve të Valencias dhe me shanse reale për të rishkruar historinë.

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti pritet të rreshtohet si titullar edhe në këtë përballje. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Bergamo. Valencia nuk e frikëson edhe aq skuadrën e Gasperinit, nisur nga forma e dobët që po kalon me një humbje dhe një barazim në dy javët e fundit. Gjithësesi, spanjollët janë një skuadër me shumë eksperiencë në Champions.

Tottenham përballet me Red Bull Laipzig në sfidën tjetër. Finalsitët e edicionit të kaluar dhe një nga pretendentët kryesorë për titull në Gjermani përplasen në “Tottenham Stadium”, por ajo që bie në sy janë mungesat e shumta në të dyja kampet. Sa i përket londinezëve, Jose Mourinho do të duhet të bëjë pa koreanin Son, lojtarin më në formë të Tottenham gjatë javëve të fundit, i cili duhet t’i nënshtrohet një ndëryrjeje në krah.

---- ----
----
-----
-----