Ballina Sport Champions League: Kualifikim dramatik për Lazion, Dortmundi përmbys Zenitin

Champions League: Kualifikim dramatik për Lazion, Dortmundi përmbys Zenitin

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I mjaftonte një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Club Brugge KV dhe e mori, por Lazio rrezikoi me të vërtetë shumë që të eliminohej.

Skuadra, pjesë e së cilës është edhe portieri shqiptar Strakosha, luajti në “Olimpico” ndaj skuadrës belge dhe arriti të kalojë e para në avantazh. Correa realizoi që në minutën e 12, pas një aksioni të bukur, por avantazhi zgjati vetëm 3 minuta pas Vormer barazoi rezultatin.

Në minutën e 27, Immobile realizon nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 39, miqtë mbetën me një lojtar më pak, pasi Sobol u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Këtu u duk se gjithçka u mbyll dhe Lazio do ta kishte të lehtë në minutat e në vazhdim, por nuk rezultoi kështu.

Brugge besoi dhe arriti të shënojë golin e barazimit në minutën e 76, edhe pse me një lojtar më pak. Në minutat në vazhdim, Lazio rrezikoi shumë, madje në shtesë belgët goditën edhe traversën, por pa arritur të shënojnë golin e fitores, i cili do t’ia jepte atyre biletën e fazës së ardhshme.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dortmund fitoi 1-2 në Rusi ndaj Zenitit dhe mori vendin e parë me 13 pikë. Club Brugge KV do ta vazhdojë aventurën europiane në Europa League.

---- ----
----
-----
-----