Ballina Sport Champions League: Borusia Dortmund në çerekfinale falë fenomenit Haland

Champions League: Borusia Dortmund në çerekfinale falë fenomenit Haland

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Erling Haland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm në Ligën e Kampioneve dhe skuadra e Borusia Dortmund por përfiton nga forma e sulmuesit norvegjez për të shkuar sa më larg në turne.

Sot, ekipi gjerman ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Seviljes, aq sa i duhej për të vazhduar më tej në këtë turne, pasi kishte fituar ndeshjen e parë në transfertë.

Suksesi 3-2 i sfidës së parë i jepte qetësinë e mjaftueshme ekipit gjerman, por për të bërë edhe më të thjeshtë kualifikimin mendoi Haland.

Sulmuesi shënoi në pjesën e parë kur regjistrohej minuta e 35 e sfidës dhe më pas me një penallti të përsëritur në të dytën, duke çuar shifrat në 2-0.

Sevilja shkurtoi po me penallti me El Nesyri e më pas sulmoi, por pa arritur të tundte më rrjetën deri në shtesë, kur ishte shumë vonë për të vënë në dyshim kualifikimin e Borusias në turin tjetër.

---- ----
-----