Ballina Sport Champions League: Bayern e ka shëtitje, Chelsea-Atletico finalja e mbrëmjes

Champions League: Bayern e ka shëtitje, Chelsea-Atletico finalja e mbrëmjes

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Champions League vazhdon rrugëtimin. Mbrëmjen e djeshme zyrtarizuan kalimin në çerekfinale Real Madrid dhe Manchester City dhe sonte është radha e kampionëve në fuqi për ta bërë diçka të tillë. Bayern Munich do të luajë në shtëpi kundër Lazios dhe thuajse gjithçka është vendosur në ndeshjen e parë.

Bavarezët triumfuan me rezultatin 4-1 në Romë dhe kuptohet që mbrëmja e sotme mund të jetë një shëtitje. Kjo përballje luhet prej orës 21:00, sikurse edhe dueli tjetër mes Chelsea dhe Atletico Madrid.

Kjo është një finale, pasi në sfidën e parë londinezët kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sigurisht ekipi i Thomas Tuchel është favorit, pasi i mjafton një barazim për të kaluar në çerekfinale të Champions League.

Gjithsesi sonte Chelsea nuk është i plotë, pasi për shkak kartonësh të verdhë mungojnë lojtarë si Jorginho dhe Mason Mount, kurse me probleme dëmtimesh janë Thiago Silva dhe Tammy Abraham.

Nga ana tjetër Atletico Madrid do provojë gjithçka dhe në Londër e dinë se duhet shumë kujdes ndaj ekipit të Diego Simeone, që ka shumë elementë cilësorë në përbërje. /abcnews.al

The post Champions League: Bayern e ka shëtitje, Chelsea-Atletico finalja e mbrëmjes appeared first on Abc News.

---- ----
-----