Ballina Sport Champions League: Atalanta e Gjimshitit do përmbysjen në Madrid, City shëtitje

Champions League: Atalanta e Gjimshitit do përmbysjen në Madrid, City shëtitje

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Champions League rikthehet dhe mbrëmjen e sotme do të përcaktohen edhe dy skuadrat e para që kualifikohen në fazën çerekfinale të kompeticionet më të madh për klube në Europë. Në Madrid luhet sfida më interesante.

Atalanta do të mundohet të tregojë se nuk është një rastësi ecuria e mirë e sezonit të shkuar. Kundër rekordmenëve të Champions League, Real Madrid, dhe me ndeshjen e parë që e kanë humbur në shtëpi me rezultatin minimal 0-1, Berat Gjimshiti dhe shokët e tij do japin gjithçka në fushë.

Motivimi është maksimal, por sigurisht Reali mbetet Real edhe pse nuk ka shkëlqimin e zakonshëm. Djemtë e Zidane zbresin në fushë me ide të qarta dhe kualifikimi në çerekfinale është detyrim për spanjollët. Ky duel nis prej orës 21:00.

Në të njëjtën kohë luhet edhe Manchester City-Borussi M’Glagdbah. Ky duel zhvillohet në “Puskas Arena” në Hungari dhe “Qytetarët” mendohet ta kenë formalitet kualifikimin, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0. /abcnews.al

The post Champions League: Atalanta e Gjimshitit do përmbysjen në Madrid, City shëtitje appeared first on Abc News.

---- ----
-----