Ballina Arti Çfarë teatri, çfarë maskarade për Maks Velon!

Çfarë teatri, çfarë maskarade për Maks Velon!

19
SHPËRNDAJE

Auron Tare postoi në Facebook një status plot indinjatë për “maskaradën” që bëhet në qytetin tonë. Kur meskinët e moralit dhe politiks sot shprehin dhimbjen dhe trishtimin për humbjen e tij.

Postimi i plotë

“Dje&Sot rrjeti social u mbush me statuse për ndarjen nga jeta të arkitektit Maks Velo. Të gjithë vrapuan kush e kush të shprehte dhimbjen dhe trishtimin e thellë për këtë humbje. Si një lloj trendi ashtu siç postojnë takat e larta, buzët e fryra apo pushimet në det, edhe postimi për ikjen e Maksit kishte të njëjtin delir.

Çfarë teatri, çfarë maskarade bëhet në këtë qytetin tonë. Për të gjitha ata që “dhimbjen” ndaj Maksit e afishuan si një libër me shumë në Bibliotekat që reklamohen pas krahëve lexoni se çfaree thoshte vetë Maksi për vlerësimin që kishin për të dhe njerëzit e sojit të tij ata që sot i bëjnë statuse hidhërimi.”Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme. Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjedhur para, të tjerat janë gënjeshtra”“Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante” – MAKS VELO (ne fjalimin e tij në dhënien e çmimit për Petraq Koleviceen.

Çfarë mund t’i shtosh më shumë këtyre fjalëve të vetë Maksin që sot po na e vajtojnë si antikonformist, intelektual, artis i madh etj. Çfarë kuptimi do të kishte opozita e tij sot ndaj politikave të zhvillimit të Shqipërisë, ndaj politikave kulturore fjalës së lirë arkitekturës etj nëse të gjithë ata që e perçmuan sa ishte gjalle na “qenkan” trishtuar sot për të?

Maksi iku tashmë në një tjetër univers, por të pakten t’ia kursejmë këtë farse me lot dhe trishtime që të paktën ata pak miq qe e kuptuan dhe e deshën të ruajnë kujtimin e tij si një zë publik kundër kënetës së meskinitetit moral dhe politik”.

-----