Ballina Lajme nacionale Çfarë po ndodh, Turqia provokon sërish Greqinë

Çfarë po ndodh, Turqia provokon sërish Greqinë

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Turqia nuk i ndal provokimet e saj ndaj grekëve.  Sipas mediave greke deri më tani  janë shënuar dhjetëra shkelje në Egjeun  Veri – Lindor, Qendror dhe Juglindor .

Sot janë konstatuar se kanë lëvizur mbi hapësirën greke  avionë luftarakë të Forcës Ajrore Turke si dhe avionë të bashkëpunimit detar të Marinës fqinje.

Mediat bëjnë me dije se tre avionë luftarakë të llojit F-16 dhe dy  ATR-72  të marinës turke kryen fluturime mbi egje duke çuar në 40 numrin e lëvizjeve të papritutra dhe provokuese nga ana e Turqisë, nga të cilat 32 ishin ATR-72.

Dy nga shkeljet ishin fluturimet e tepërta të aeroplanit turk F-16 mbi Oinousses dhe Panagia  në një lartësi prej 22,000 metrash.

Avionët turq u identifikuan dhe përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në përputhje me praktikën e vendosur. e.su./abcneës.al

The post Çfarë po ndodh, Turqia provokon sërish Greqinë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----