Ballina Lajme nacionale Çfarë po ndodh në Kosovë?/ Nga LDK flasin për dalje nga koalicioni,...

Çfarë po ndodh në Kosovë?/ Nga LDK flasin për dalje nga koalicioni, LVV përmend zgjedhjet e parakohshme

73
SHPËRNDAJE

Ndërsa situata është kthyer në mjaft problematike në Kosovë për shkak të koronavirusit, vendi kërcënohet nga të tjera trazira. Qeveria e re LVV-LDK rrezikon të prishet, kjo për shkak të vendimit të kryeministrit Albin urti për ta shkarkuar ministrin Agim Veliu.

Veliu, i pyetur nëse LDK-ja do të dalë nga koalicioni qeverisës, tha se “mendimin e tij” e jep në kryesi dhe se nuk i ka bërë asgjë shkarkimi nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Zyra e Kryeministrit ka thënë se Veliu po shkarkohet për shkak se doli kundër qëndrimit të qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi presidenti Hashim Thaci.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Ai shkroi në Facebook se veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.

“VV-ja dhe Kurti nuk i nënshtrohen askujt. Madje, nëse vendi shkon në zgjedhje, VV është më e gatshme dhe më superiore se në zgjedhjet e kaluara.”

-----