Ballina Lajme Bota/Rajoni Çfarë po ndodh në Kinë?/ Bota në alarm, mbi 1 mijë të...

Çfarë po ndodh në Kinë?/ Bota në alarm, mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rritet frikshëm bilanci i viktimave si pasojë e koronavirusit. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, 108 njerëz kanë humbur jetën dje nga koronavirusi, duke e çuar në 1016 numrin e viktimave në këtë vend.

Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës. Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Ëuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

---- ----
----
-----
-----