Ballina Showbiz Çfarë po ndodh me shëndetin e këngëtares së famshme? Anulon koncertin për...

Çfarë po ndodh me shëndetin e këngëtares së famshme? Anulon koncertin për të 7-n herë

31
SHPËRNDAJE

Ylli i muzikës pop, Madonna, ka anuluar një tjetër koncert nga truneu i saj botëror, Madame X. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka pësuar një dëmtim, por ende nuk dihet se çfarë.

Ajo i ka njoftuar fansat që koncerti në Lisbonë ishte anuluar, vetëm 45 minuta para se të dilte në skenë.   “Me keqardhje ju njoftojmë se Madonna nuk është në gjendje të performojë këtë mbrëmje,”- u informuan me email fansat e saj, që kishin blerë biletat.

Ky njoftim u bë në orën 19:45 ndërsa këngëtarja duhet të ishte në skenë në orën 20:30. “Më falni që u detyrova të anuloja performancën sonte,”- shkroi ajo në Instagram. “Por duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pushoj!”

Kjo është hera e tetë që Madonnës iu është dashur të anulojë një shfaqje gjatë turneut të saj aktual botëror.

Këngëtarja nuk ka zbuluar specifikisht se çfarë dëmtimi ka pësuar por në nëntor u tha fansave se kishte probleme me ligamentin dhe gjurin.