Ballina Lajme nacionale Çfarë po kurdis Meta? Lajmëron konferencë urgjente “për një çështje shumë të...

Çfarë po kurdis Meta? Lajmëron konferencë urgjente “për një çështje shumë të rëndësishme”

9
SHPËRNDAJE

Ashtu siç edhe paralajmëroi Presidenti i Republikës Ilir Meta se dalja e sotme nuk ishte e fundit për korrikun, një tjetër konferencë paralajmërohet nga Presidenca.

Burime zyrtare thanë se nesër në mesditë do të ketë një tjetër konferencë për shtyp. Ndonëse nuk bëhet e ditur çështja kryesore, burimet pohuan se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme.

“Presidenca nesër në ora 12.00 do të jetë në konference për shtyp. Tema e konferencës për një çështje shumë të rëndësishme”, bënë me dije burime nga Presidenca.

Kujtojmë se sot gjatë pyetjeve të shumta të gazetarëve, Presidenti Meta iu kërkoi të kenë durim pasi nuk do ishte konferenca e fundit për korrikun.

-----