Ballina LifeBizare Çfarë ndodhi një natë para se të vdiste Enver Hoxha? Mjeku person...

Çfarë ndodhi një natë para se të vdiste Enver Hoxha? Mjeku person zbulon takimin e fundit të diktatorit

22
SHPËRNDAJE

Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo rrëfeu në “Report TV”, një nga momentet e fundit të Enver Hoxhës, një natë përpara se të vdiste.

“Unë nuk e kam dyshuar ndonjëherë. Kam dhënë nja dy shembuj në libër. Ta zëmë, një natë para se të vdiste, besoj, është koha më kritike, tek ai kishte ardhur Ramiz Alia dhe ndenji dy orë në dhomë me të. Kjo, në një kohë që ne kishim rekomanduar që atij të mos i çoheshin materiale pune.

Ne mjekët, me aq autoritet sa kishim, por ne i bënim prezente rekomandimet që duhej të pushonte disa kohë. Dhe unë e prita Ramiz Alinë poshtë, te dera kryesore në sallon dhe i thashë: “O Ramiz, ju kemi dërguar një material. A ka ndonjë mundësi që t’i ndërpresë shoku Enver kontaktet me çështjet e zyrës?”. Ai tha: “Atë po mundohemi të bëjmë, me aq sa mundemi sepse ka disa gjëra, ju duhet t’i kuptoni, që duhet t’i shohë vetë dhe t’i firmosë sekretari i parë. Dhe sekretar i parë është Enver Hoxha, nuk jam unë”.

Këtë e tha një ditë përpara se … Haxhi Kroi, meqë e përmendët, në ditarët e tij ka shkruar: “Sot i dërgova shokut Enver materialet e plenumit i cili duhej të bëhej në datën 10 prill”, pra në ditën që ai ra në koma. Pra, materialet do t’i çoheshin në zyrë. Pse duhej t’ia çonte në qoftë se Enver Hoxha i kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës? Pra, janë disa argumente, pavarësisht rëndimit të gjendjes së tij fizike, ç’është e vërteta dhe minimizimit të përfshirjes së tij dhe kjo mund të ketë ndodhur nga viti 1984, pasi bëri një spazmë cerebrale. Ajo e rëndoi së tepërmi dhe krijoi imazhin e atij Enver që keni parë ju.”, u shpreh ai.

-----