Ballina Showbiz Çfarë ndodhi me “Shaj”?, titulli i ri i këngës së Arilena Arës...

Çfarë ndodhi me “Shaj”?, titulli i ri i këngës së Arilena Arës i habiti të gjithë (FOTO)

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arilena Ara ka rreth dy muaj që po punon në një prej studiove më të mira në Los Angeles për versionin në anglisht të këngës “Shaj”. Me këtë këngë ajo u shpall fituese në Festivalin e RTSH-së.

Teksa këngëtarja e njohur po përpiqet që të na përfaqësojë denjësisht në “Eurovizion”, ka zbuluar se tashmë e ka përshtatur këngën në anglisht dhe ka treguar edhe titullin.

Tashmë “Shaj” në anglisht është “Fall from the sky”, e duhet pranuar se të gjithëve u bëri përshtypje ky titull.

Ky ndryshim ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit, të cilët po pyesin veten ç’ndodhi me “Shaj” apo nëse është një këngë e re.

“Fall from the sky” ende nuk është publikuar në kanalizin zyrtar të “Eurovision”, ndërsa mbetet të presim për të dëgjuar versionin anglisht të këngës, si dhe të shohim videoklipin e realizuar në Holandë.

Kujtojmë se Arilena Ara do të performojë në “Eurovision” në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.

---- ----
----
-----
-----