Ballina Sport Çfarë ka ndodhur me Joseph Minalan, 17 vjeçarin e Lazios që dyshohej...

Çfarë ka ndodhur me Joseph Minalan, 17 vjeçarin e Lazios që dyshohej se ishte 42 vjeç

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shumë nga ju ndoshta edhe mbani mend këtë emër, Joseph Minala. Ndoshta më shumë do ta njihni nga fanella e tij kur ishte te Lazio. Nëse nuk keni dijeni me ngjarjen, 17-vjeçari ishte transferuar te klubi italian në vitin 2014, por ishte akuzuar se ishte 42 vjeç.

Një ueb-faqe afrikane kishte zbuluar se mesfushori kamerunas ishte 25 vite më i vjetër se sa ai thoshte – gjë që bëri që Federata e Futbollit të Italisë të hetonte rastin.Më 4 prill të vitit 2014, Minala e bëri debutimin në skuadrën e parë si 17-vjeçar, duke mbajtur numrin nëntë në fanellë.

----

Tani, Football Ramble ka kujtuar atë dhe ka vendosur të sjellë detaje më të hollësishme se ku gjendet ai. Pasi kishte bërë vetëm tri paraqitje në Serie A në edicionin 2013/14, Minala ishte huazuar te klubet nga Serie B si Barri e Latina.

Atje ai kaloi tri sezone te Salernitana, derisa klubi kishte opsionin që të transferonte atë përfundimisht. Sidoqoftë, duke parë formën e tij në sezonin e fundit, ata erdhën në përfundim se nuk duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Ai u rikthye te Lazio, por në dhjetor sërish u huazua, tani te klubi kinez Qingado Huanghai.Ai aktualisht është 23-vjeçar, gjersa dikush në Wikipedia i ka ndryshuar moshën atij, duke e bërë 43 vite.

Në të vërtetë, Minala është duke dështuar që të përmbushë potencialin që pritej nga ai, shkaku i fizikut të tij të zhvilluar. Ai po ashtu kishte arritur t’i bënte dy paraqitje me grupmoshat U23 të Kamerunit, e fundit ishte për të në vitin 2015. Kontrata e tij me Lazion skadon në verën e vitit 2021 dhe do të ishte diçka befasuese nëse Biancocelestët vendosin t’i vazhdojnë kontratën e tij dhe ta mabjnë në Stadio Olimpico.

----- ----