Ballina Lajme nacionale Çfarë do ndodhë pas zgjedhjeve? Kërcënimi i fortë i Ramës: Burg kush...

Çfarë do ndodhë pas zgjedhjeve? Kërcënimi i fortë i Ramës: Burg kush shkon pas Berihajt!

25
SHPËRNDAJE

Nga Skrapari, kryeministri Edi Rama tregoi se çfarë do ndodhë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Rama ka folur prerë se do të ndëshkohet rëndë kushdo që do të guxojë të cenojë zgjedhjet, duke kujtuar jo vetëm ndëshkimin me burg, por edhe moslejimin më të hyrjes në asnjë nga vendet e BE, e familjarisht edhe në SHBA.

“Për të gjitha ata që pyesin se çfarë do të ndodhë në 30 qershor. Dy gjëra do ndodhin, së pari do të bëhen zgjedhjet dhe do të nisë mandati i ri i qeverisjes vendore për 4 vitet e ardhshme dhe së dyti do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit që të gjitha ata që do të gabojnë duke shkuar pas berihajit, jo vetëm do përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka vendi, se ligji u bë në konsensus me plakun kur plaku ishte kryeministër, por që në momentin kur do të fillojë procedimi penal do të ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj, nuk do të ketë kufi ti lejojë, kudoqoftë ku do të kalojnë kontrollin e policisë, do të ndalohen si pjesë e listës së zezë të atyre që hyjnë në BE, flasin për BE, se ne SHBA jo personalisht por edhe familjarisht.

Dhe nuk do të nisë nga ata, por nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë, përmbysje dhe vullnet të sovranit që do të çojë deri në fund revolucionin imagjinar. Kush të dojë ti bëjë një telefon plakut dhe ti thotë a është e vërtetë që ndodh kështu kur bën zarare, e nëse plaku thotë jo, më merrni mua se ua sqaroj unë edhe për plakun”, deklaroi Rama.

-----