Ballina Lajme Bota/Rajoni Çfarë di Suedia për koronavirusin? Qeveria sfidon Trumpin dhe shkencën, refuzon të…

Çfarë di Suedia për koronavirusin? Qeveria sfidon Trumpin dhe shkencën, refuzon të…

308
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pjesa më e madhe e Evropës është ende në mbyllje nga koronavirusi, me kufizime të mëdha në lëvizje dhe gjoba për ata që i shkelin.

Por jo Suedia. Restorantet dhe baret janë të hapura në vendin nordik, fusha lojërash dhe shkollat gjithashtu dhe qeveria po mbështetet në veprime vullnetare për të penguar përhapjen e COVID-19.

----

Por qeveria suedeze është e bindur që politika e saj mund të funksionojë. Ministrja e Jashtme Ann Linde tha për televizionet suedeze të mërkurën se Trump ishte “faktikisht i gabuar” , kur deklaroi se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës”, për të lënë njerëz të mjaftueshëm të kapin virusin ndërsa mbrojnë të prekurit.

Strategjia e Suedisë, tha ajo, ishte: “Asnjë bllokim dhe ne mbështetemi shumë te njerëzit që marrin vetë përgjegjësinë”.

Epidemiologu i vendit, Anders Tegnell gjithashtu kritikoi Donald Trumpin. “Unë mendoj se Suedia po bën mirë”, i tha ai CNN Expressen. “Kjo po prodhon rezultate cilësore në të njëjtën mënyrë siç është bërë gjithmonë. Deri më tani kujdesi shëndetësor suedez po e trajton këtë pandemi në një mënyrë fantastike”, tha ai.

Që nga 9 prilli, Suedia ka 9.114 raste të virusit COVID-19 dhe 793 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

----- ----