Ballina Lajme Bota/Rajoni Çfarë dhimbje/ Hotelet bosh, të pastrehët detyrohen të flenë në parkim (FOTO)

Çfarë dhimbje/ Hotelet bosh, të pastrehët detyrohen të flenë në parkim (FOTO)

116
SHPËRNDAJE

Disa fotografi kanë krijuar skandal të madh në Shtetet e Bashkuara, aq sa edhe vetë Papa Françesku ka reaguar i indinjuar.

Bëhet fjalë për sistemimin e disa të pastrehëve në Las Vegas. Streha e tyre e zakonshme u mbyll sepse një person u gjet i infektuar me koronavirus. Por zgjidhja e autoriteteve amerikane ishte e diskutueshme, edhe pse e përkohshme.

Në vend që të shfrytëzoheshin një nga rreth 100 hotelet të mbetura bosh në qytetin tashmë pa turistë, ose të paktën ambientet e ndonjë palestre ose godine të mbyllur, të pastrehët u detyruan të mblidheshin në një parking të një qendre tregtare, shkruan a2cnn.

Aty, bashkë me ndonjë shishe ujë dhe panine, iu caktua secilit një katërkëndësh i vizatur, pikërisht parkimi i një automjeti, ku mund të vendosnin dyshekun dhe të shtriheshin duke mbajtur distancën prej 2 metra.

Pamjet u komentuan gjerësisht si fyese dhe që preknin rëndë dinjitetin e atyre personave, sidomos në një situatë emergjence si kjo, kur moshat e thyera janë më të ekspozuara nga pandemia.

Edhe Papa Françesku komentoi fotot, duke thënë se janë ”një goditje në zemër, këto ditë trishtimi evidentojnë shumë probleme të fshehura në shoqëri”.

-----