
Alternativa për Ndryshim ka dorëzuar Listën Zgjedhore në Komisionin Komunal Zgjedhor.
Lista Zgjedhore „ Alternativa për Ndryshim -Arbër Pajaziti„ është dorëzuar me mbështetjen e 1.465 qytetarëve me të drejtë vote.
KKZ e ka miratuar kërkesën e APN-së, ku edhe do të marrë pjesë në zgjedhje me numër 7.
” Kjo do të jetë Lista e fitores më 21 qershor ” , është shprehur shkurtimisht kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, duke i’u drejtuar anëtarëve të këtij subjekti politik dhe kandidatëve për këshilltarë.
Unioni Demokratik Shqiptar, Dega në Bujanoc, ka përfunduar grumbullimin e nënshkrimeve për certifikimin e Listës zgjedhore, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Unioni Demokratik Shqiptar, Dega në Bujanoc, në mandatet e kaluara, ka qenë në koalicion me Partinë Për Veprim Demokratik, duke qeverisur për disa mandate pushtetin lokal, mirëpo në këto zgjedhje ajo vepron e pavarur, ashtu si listat e tjera shqiptare.
Bartës i Listës zgjedhore, është Basri Veseli, ish nënkryetar i Kuvendit Komunal dhe ish pjesëtar i UÇPMB-së.