Ballina Lajme nacionale Certifikohen 21 subjekte politike me 685 kandidatë për deputetë

Certifikohen 21 subjekte politike me 685 kandidatë për deputetë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

KQZ ka nisur punën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për Certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë.

KQZ-ja njofton se Komisioni ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë aplikacionet e tjera të subjekteve politike dhe koalicioneve që nuk janë në listë. Ata kanë thënë se aplikacionet e PDK-së, LDK-së, koalicionit AAK-PSD do të shqyrtohen nesër.

Kryeshefi i KQZ-së, Enis Halimi, tha se deri më sot, paradite, gjithsej janë futur në sistemin e të dhënave 15 mijë aplikacione për regjistrim.

“Deri më sot, në orën 10:30, gjithsejtë janë futur në sistemin e të dhënave 15, 200 aplikacione për regjistrim, të cilat i kemi pranuar përmes e-mailave dhe faksit”, tha ai.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka thënë se kanë aplikuar për tu certifikuar 25 subjekte politike.

“Subjektet që kanë aplikuar për tu certifikuar janë 25 subjekte politike ndërsa tek KQZ i rekomandojmë për certifikim 21 subjekte. Arsyeja pse nuk janë katër subjekte është se jemi në verifikim të të dhënave sepse kanë numër të madh të kandidatëve. Rekomandojmë për certifikim dy koalicione, mbesin edhe dy koalicione tjera. 18 subjekte politike mbesin edhe dy tjera dhe një kandidatë i pavarur. Këto si total i kanë 685 kandidatë”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Me nëntë vota PËR është aprovuar lista për certifikim e këtyre partive dhe koalicioneve. Ndërsa koalicionet që janë certifikuar janë koalicioni NISMA-AKR-PD, koalicioni SLOBODA.

Partitë politike janë LVV, KDPT, PREBK, IRDK, PDAK, SLS, GIG, NDS, PAI, PLE, PKS, JGP, PG, Srpska Lista, SDA, KNRP, PEK dhe një kandidat i pavarur Esmir Kasi.

---- ----
----
----- ----
-----