Ballina LifeBizare Çel një lule e rrallë kaktusi në Britani

Çel një lule e rrallë kaktusi në Britani

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Në kopshtin botanik në Britani ka çelur një lule e rrallë. Ajo lule quhet “lule kaktusi i dritës së hënës”, ndërkaq kjo është hera e parë që kjo lule çel në këtë kopsht botanik.

Ekipi monitorues në këtë kopsht, monitoruan procesin e hapjes së saj me ditë të tëra. Shpalosja e petaleve të saja normalisht fillon në muzg, ndërkaq përfundon me lindjen e diellit.

Megjithatë kjo lule çeli më herët, filloi gjatë ditës, përcjell rtv21.tv

Alex Summers është mbikqyrës i shtëpisë së qelqit në kopshtin botanik në Kembrixh. Ai tha se çelja e saj është një prej momenteve të mirëpritura në këtë kopsht, gjë të cilën e ka dëshmuar bota, pasi që këtë process e kanë ndjekur online.

Numri i dashamirëve që ndoçën çeljen e saj arriti mbi 200 mijë.

Kjo lule ka përmasa 28 cm, dhe me të hapur të saj lëshon një aromë të këndshme. Megjithatë kjo aromë nuk zgjatë shumë sepse më të mbyllur, vjen erë si e çelbur. Ajo qëndroi e hapur pak kohë, vetëm 12 orë.

Shpresohet se lule kaktusi i dritës së Hënës prej tani do të çelë çdo vit.

Kaktusi i cili çeli këtë lule mahnitëse zhvillohet në trung lisi, dhe zakonisht gjendet në Amazon./21Media

The post Çel një lule e rrallë kaktusi në Britani appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----