Ballina Lajme nacionale Çeku tregon numrin e veteranëve të UÇK-së që ka dorëzuar në gjykatë

Çeku tregon numrin e veteranëve të UÇK-së që ka dorëzuar në gjykatë

36
SHPËRNDAJE

Ish-komandanti i UÇK-së dhe njëherësh edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Ceku, ka treguar publikisht numrin e veteranëve që e ka thënë edhe në gjykatë.

Ai ka thënë se askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dalë më i madh sesa që kemi pritur”, ka thënë Çeku.

“Pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish-ushtarët, qoftë me trajnime qoftë me ndonjë biznes të vogël.

“Ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”.

-----