Ballina Sport Ceferin: E kemi përjashtuar atë skenar, Euro 2020 do luhet me tifozë

Ceferin: E kemi përjashtuar atë skenar, Euro 2020 do luhet me tifozë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s ka folur së fundmi në lidhje me kompeticion më të madh në kontinent, Kampionatin Europian, i cili do zhvillohet në verë, pasi u shty në vitin e shkuar prej pandemisë.

Ceferin shprehet se nuk ka shanse që ndeshjet të luhen pa tifozë dhe qytetet që nuk e garantojnë këtë do të jenë jashtë kësaj liste. Deri më tani janë konfirmuar 12 qytete, teksa Dublini dhe Glasgow janë në dyshim, pasi qeveritë përkatëse janë shfaqur skeptike.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar.

Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Ceferin. /abcnews.al

The post Ceferin: E kemi përjashtuar atë skenar, Euro 2020 do luhet me tifozë appeared first on Abc News.

---- ----
-----