Ballina Lajme Bota/Rajoni CDU në krizë pas humbjes në zgjedhjet rajonale

CDU në krizë pas humbjes në zgjedhjet rajonale

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Unioni kristiano-demokratik (CDU) I kancelares gjermane Angela Merkel në zgjedhjet e djeshme rajonale në krahinën jugperëndimore Baden-Vuertemberg dhe Rajoni I Rajnës-Pfalc i shënoi rezultatet më të dobëta zgjedhore.

Mediumet gjermane humbjen e CDU-së e vlerësuan si qortim për menaxhimin e Merkelit me pandeminë e Kovid-19.

Më 26 shtator në Gjermani do të mbahen zgjedhje parlamentare në të cilat gjermanët do të zgjedhin pasardhësin e Merkelit.

“Nuk mund të vazhdojë kështu”, theksoi javorja “Shpigel”, duke cekur se shtëpia e Merkelit po digjet.

Krahas mllefit në rritje tek opinion për përballjen me pandeminë, fillimin e shtyrë të testimit të shpejtë masiv, deputetët nga CDU dhe nga partia e saj simotër Unioni kristiano-social (SCU), u akuzuan se përfituan qindra kijë euro për lobim të furnizimit me maska nga të caktuar. Për shkak të aferës, tre deputetë konservatorë dhanë dorëheqje.

Sipas anketave dalëse nga zgjedhjet e djeshme parlamentare në krahinat federale gjermane Baden-Vuertemberg dhe Rajoni I Rajnës-Pfalc, Unioni kriatiano-demokratik (CDU) I kancelares gjermane Angela Merkel është humbësi më I madh në zgjedhje.

Në Baden-Vuertemberg, sipas servisit publik gjerman ARD fitoi partia e Të Gjelbërve, e cila fitoi 31 për qind të votave, që është për 0,7 për qind më shumë se në zgjedhjet para pesë viteve.

Përderisa CDU fitoi vetëm 23 për qind të votave, që është rezultati më I dobët zgjedhor deri më tani. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara CDU humbi katër për qind të votave.

Sipas parashikimeve, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) fitoi 12 për qind të votave, ndërsa djathtistja Alternativa për Gjermaninë (AfD) – 11,5 për qind, që është për 3,6 për qind më pak se në zgjedhjet para pesë viteve.

Hyrje në Parlamentin në Shtutgard siguroi Partia liberal-demokratike (FDP) me 11,5 për qind të votive të fituara.

Në Rajonin e Rajnës-Pfalc më së shumti vota – 34,5 për qind fitoi SPD në krye me kryeministren aktuale të kësaj krahine federale Malu Drajer. Edhe këtu CDU mori 5,8 për qind më pak vota nga zgjedhjet e kaluara. Për partinë e Merkelit votuan vetëm 26 për qind e qytetarëve, që është rezultati më I dobët I demokristianëve në Gjermaninë e pasluftës në Rajonin e Rajnës-Pfalc.

Në këtë krahinë AfD humbi 2,1 për qind të votave dhe sipas burimeve partiake, djathtistët fituan rreth 10,5 për qind të votave.

Partia e Të Gjelbërve në Rajonin e Rjanës-Pfalc fitoi 8,5 për qind të votave, që është për 3,2 për qind më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

The post CDU në krizë pas humbjes në zgjedhjet rajonale appeared first on KOHA.

---- ----
-----