Ballina Sport Cassano ka një këshillë për Interin: Çfarë duhet të bëni me Lautaron

Cassano ka një këshillë për Interin: Çfarë duhet të bëni me Lautaron

8
SHPËRNDAJE

Antonio Cassano ka një këshillë për Interin. Sulmin e ai e njeh mirë dhe nisur nga kjo i ka dhënë një endim drejtuesve të merkatos zikaltër, Marottës dhe Ausilios.

Cassano ka këshilluar drejtuesit zikaltër që të shesin Lautaron këtë sezon, për të përmirësuar ndjeshëm financat, ndërsa me paratë që pritet të vijnë nga shitja e Icardi-t, të investojnë te sulmuesi francez i Arsenalit, Aleksander Lacazette.

“Lautaro është një sulmues shumë i fortë, por kur mendon se Interi pagoi 20 milionë euro për të dhe tani mund ta shesë për më tepër se 100, them se duhet pranuar shitja. Për të kompletuar sulmin mund të merret Cavani me parametra zero nga PSG, pasi është një sulmues që di të dalë edhe jashtë zone dhe jam i bindur që do të përshtatet mjaft mirë me Lukakun. Gjithashtu, me paratë e arkëtuara nga shitja e Icardit, mund të investohet te një sulmues si Aleksander Lacazette, futbollist shumë i fortë”, deklaroi Cassano.

-----