Ballina Sport Casillas ka një reagim të rëndësishëm për karrierën e tij

Casillas ka një reagim të rëndësishëm për karrierën e tij

14
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se pësoi sulm në zemër, ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas insiston se nuk është gati të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist.

Legjenda e përfaqësueses së Spanjës pësoi sulm në zemër më 1 maj dhe më pas bëri një ndërhyrje urgjente në zemër.

Mediat portugeze pretendojnë se Casillas do ta zyrtarizojë fundin e karrierës ditën e enjte ku thuhet se portieri do ta marrte një rol në bordin e drejtuesve të Portos.

Por, 38-vjeçari reagoi sërish duke lënë të kuptohet se këto janë vetëm shpifje të mediave sepse atij nuk i është treguar ende nga ekspertët mjekësorë nëse mund të rikuperohet mjaftueshëm sa për t’iu kthyer sërish në fushën e blertë.

“E njëjta gjë si reagimi në twitter para një muaji, përveç pjesës për testin mjekësor, të cilin e kam nesër, mjekët nuk më kanë dhënë ende verdiktin e tyre. Përqafime për të gjithë”, shkroi Casillas në rrjetet sociale, duke iu referuar një postimi të mëparshëm të tij, ku e kishte mohuar se do t’i jepte fund karrierës.

The post Casillas ka një reagim të rëndësishëm për karrierën e tij appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----