Ballina Sport Carlo Ancelotti mund të largohet nga Napoli, do drejtojë në SHBA

Carlo Ancelotti mund të largohet nga Napoli, do drejtojë në SHBA

11
SHPËRNDAJE

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm.

Carlo Ancelotti mund t’i jap fund aventurës në Serinë A me skuadrën e Napolit, teksa pritet t’i bashkohet Inter Majamit në futbollin amerikan.

Kujtojmë që skuadra amerikane është në pronësi të David Beckham, teksa ky i fundit dëshiron të ndërtojë një skuadër cilësore, ndaj pritet t’i besojë timonin 60-vjeçarit italian.

Marrëdhënia e shkëlqyer mes Ancelottit dhe Beckham i forcon më shumë zërat për një largim të trajnerit drejt MLS.

Inter Majami do të nisë aventurën në elitën e futbollit amerikan në muajin mars, teksa Ancelotti ka akoma edhe 2 vite kontratë me Napolin.

Ka qenë bashkëpronari i Inter Majamit, Jorge Mas, i cili në një prononcim për mediat la të kuptohej që me shumë gjasa 60-vjeçari italian do të jetë trajneri i ri i skuadrës amerikane, por gjithsesi gjithçka pritet të qartësohet në muajt e ardhshëm.

The post Carlo Ancelotti mund të largohet nga Napoli, do drejtojë në SHBA appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----