Ballina Showbiz Carla Bruni vjen për herë të parë në Shqipëri

Carla Bruni vjen për herë të parë në Shqipëri

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ambasada e Shqipërisë në Francë, ka njoftuar se Carla Bruni do të vjen për herë të parë në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo do këndojë në “Ditën e Festës së Muzikës”, ndërsa koncerti do të mbahet më 21 qershor në teatrin e Butrintit.

Përmes një videoje, Bruni përshëndeti të gjithë shqiptarët si dhe konfirmoi se po vjen në Shqipëri.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, tha këngëtarja, teksa po i binte kitarës.

Për ndryshe, Carla Bruni është bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. /Lajmi.net/

---- ---- ----
-----