Ballina Sport Cana; Nga koronavirusi kanë vdekur miq të mitë, për ndeshjen me Serbinë…

Cana; Nga koronavirusi kanë vdekur miq të mitë, për ndeshjen me Serbinë…

70
SHPËRNDAJE

Kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana për momentin ndodhet i izoluar në Itali, një vend mjaft i goditur nga COVID-19. Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “Klan Kosova”, ku veç të tjerave ka folur edhe për incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, teksa ka deklaruar se nuk do t’i hiqte asnjë presje asaj çka bëri…

KORONAVIRUSI- Kam humbur miq të afërt nga ky virus. Ka vdekur ish-presidenti i Marseilles, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet mjaft shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Shihet se ky virus është duke u përhapur me të madhe.

PERIUDHA E VËSHTIRË- Është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tejet e rëndë. Më duket një gjendje shokuese, humbin jetën shumë persona nga ky virus. Por, populli është i bashkuar. Nuk i kam dëgjuar italianët ta këndojnë himnin përveç në futboll, por kjo po ndodhë edhe tani. Njerëzit po mundohen të jenë sa më të ndërgjegjshëm.

SERBI-SHQIPËRI- Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët. Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe aso kohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje.

FAMILJA- Djalin e kam katër-vjeçar dhe duhet ta mbajë me aktivitete. Luajmë nganjëherë futboll në shtëpi, ku edhe kemi thyer dy llampa, por situata është mirë pasi s’na ka bërtitur nëna. Ajo që më mungon është që nuk po mundem të dalë në park me fëmijët, si dhe të bëjë aktivitete tjera”, u shpreh Cana.

-----