Ballina Sport Camavinga refuzon rinovimin, fut në “sherr” United e Real Madrid

Camavinga refuzon rinovimin, fut në “sherr” United e Real Madrid

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Eduardo Camavinga nuk do të nënshkruajë me Rennes një kontratë te re këtë verë dhe klubi francez është i detyruar ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero verën e vitit 2022.

Mesfushori, i cili mbush 19 vjeç në muajin nëntor, shkëlqeu sezonin e shkuar dhe pas tij u vunë shumë klube, por Rennes nuk e lëshonte pa 60 milion euro. Tani ai refuzon rinovimin.

Këtë verë pritet të nisë një ankand për të dhe dy klubet që janë vënë menjëherë në gatishmëri janë Real Madrid dhe Manchester United.

Më parë edhe klube si Bayern Munich dhe Liverpool janë përmendur, për të mos përjashtuar as Juventusin në Serie A. /abcnews.al

The post Camavinga refuzon rinovimin, fut në “sherr” United e Real Madrid appeared first on Abc News.

---- ----
-----