Ballina Sport Caktohet stadiumi: Shqipëri-Bjellorusi do luhet në fushën skandaloze të “Air Albania”

Caktohet stadiumi: Shqipëri-Bjellorusi do luhet në fushën skandaloze të “Air Albania”

76
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

FSHF-ja ka vendosur që sfida e nesërme kundër Bjellorusisë të luhet po në stadiumin “Air Albania”.

Pas sfidës me Kazakistanit, gjëndja e fushës së “Air Albania” ishte në gjëndje skandaloze, ku trajneri Edi Reja dhe lojtarët u ankuan, pasi sipas tyre nuk ishin në gjëndje që të zhvillonin dot as 2-3 pasime.

Në këtë mënyrë ishte menduar që sfida ndaj Bjellorusisë të luhet në stadiumin e “Elbasan Arenës” që është në kushte optimale, por diçka e tillë nuk është pranuar nga kundërshtarët.

Takimi Shqipëri-Bjellorusi luhet nesër në orën 16:00, një ndeshje ku kuqezinjtë do të synojnë marrjen e tre pikëve pasi synimi është vendi i parë në grup. (TemA)

---- ----
----
-----
-----