Ballina Lajme nacionale Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.H.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.H.

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Gjykata Themelore në Ferizaj sot informoi se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.H.. shtetas Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

----

Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal, Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurite ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj..

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se po të gjendet në liri i dyshuari do të ndikoj në dëshmitar eventual por edhe në të dëmtuarin dhe me këtë do të pengohej rrjedha e procedurës penale.”, informoi gjykata përmes komunikatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

The post Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.H. appeared first on RTV21.

----- ----