Ballina Lajme nacionale Cakaj ofendohet nga Lista Serbe

Cakaj ofendohet nga Lista Serbe

32
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm në Detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, është “sulmuar” nga Lista Serbe.

Menjëherë pas reagimit të Cakajt ndaj Vuçiçit pas mohimit të masakrës
të Reçakut duke e krahasuar me Ministrin e Propagandës të Hitlerit, Joseph Goebels-in, ka ardhur një sulm dhe ofendim nga Lista Srpska.

Nëreagimin e tyre zyrtarë, Lista Srpska e ka cilësuar Cakajn si ‘qytetari i parë serb në një pozicion ministror në Republikën e Shqipërisë’ që harron se ‘bashkëatdhearët e tij kanë qenë anëtar të divizionit famëkeq Skenderbeg SS, ndërsa serbët me nazistët kanë qenë gjithmonë armiq të përbetuar’.

Në fund, Lista Srspka janë shprehur mirënjohës ndaj Vuçiçit sepse ‘edhe njëherë ka qëndruar i palëkundur në mbrojtje të të drejtave të popullit serb në Kosovë në emër të drejtësisë dhe të vërtetës’.

Një fushatë e orekstruar kundër Cakajt ka filluar menjëherë duke e akuzuar për ushqim të urrejtjës ndër-etnike pas akuzave që ka bërë në adresë të Serbisë për krime lufte dhe mohim të gjenocidit të kryer në Kosovë. Cakaj e ka quajtur Vuçiçin një Goebels të regjimit të Millosheviçit duke ia kujtuar punën e tij si Ministër i Informacionit në kohën e luftës në Kosovë 1998-2000. Reagime ndaj qëndrimeve të Cakajt ka pasur pothuajse në gjithë mediet në Serbi dhe Rusi nga Kurir, Vesti e Sputnik, mes tjerash.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që që mediet në Serbi sulmojnë
Ministrin e Jashtëm në Detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.