Ballina Lajme nacionale Cakaj i kundërpërgjigjet VV-së: Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës

Cakaj i kundërpërgjigjet VV-së: Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gent Cakaj ka thënë se asnjëherë nuk e ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka folur për të parën herë për akuzat që i janë bërë që për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Cakaj ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.

“Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit dhe s’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje.”, ”, ka shprehur diplomati shqiptar.

E megjithatë, Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”.

Me tej Ministri në Detyrë Cakaj ka mohuar se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu sic e kishte akuzuar Vetëvendosja.

“Është tërësisht e pavërtetë dhe deklarata e VV-s është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj.

Qëndrimi i Cakaj për idenë e shkëmbimit të kufijve:

– Problemi rajonal. Në rast se është precedan duhet theksuar që së pari është në shpërputhje me frymën e të gjitha të arriturave në Ballkanin Perëndimor deri tash në përgjithësi dhe politikisht nëse duhet ta parashtrojmë këtë problem sikur shqiptar është totalisht i pakonvenueshëm për shqiptarët.

– Ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm, sepse janë në shpërputhje me frymën e kooperimit në Ballkanin Perëndimor, me agjendën evropiane dhe me vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

– Shfrytëzoj rastin po ashtu për t’u bërë kritik me idenë e korigjimit të kufijve në një komponent të vecantë për shkak se duhet ta kemi parasysh që ka shtete si Rumania që për shkak të dinamikave të hungarezëve në rajonin e Transilvanisë mund të mos e njohin një marrëveshje të tillë. Duhet të kemi absolutisht vëmendje maksimale se si do të manifestohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera.

---- ----
----
----- ----
-----