Ballina Lajme nacionale Bytyqi raporton para komisionit pët Arsim, ja çfarë u diskutua

Bytyqi raporton para komisionit pët Arsim, ja çfarë u diskutua

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot para Komisionit Parlamentar për Arsim, ka raportur Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,Shyqiri Bytyqi.

Ai, përmes një postimi në rrjetet sociale ka delkaluar se do të bëjë çdo gjë për të aplikuar ligjin e ri për testet shkollore.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Kam raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Arsim për gjithë procesin e zhvilluar për tekstet e reja shkollore, me ç’rast theksova se kanë qenë të pritshme vështirësitë në këtë proces, sepse ky është projekti më i madh që është realizuar këto vite në MAShT, por kemi marrë të gjitha masat që procesi të shkojë si duhet, duke i respektuar të gjitha aktet ligjore në fuqi.

Ligji i ri për tekste shkollore nuk ka kaluar ende për arsye buxhetore, por kjo nuk e ka penguar fare këtë proces. Ndërkohë, tekstet e reja kanë qenë shumë të nevojshme, sepse ka pasur mospërputhje të teksteve me kurrikulën e re, si dhe gabime të shumta të cilat kanë pasur tekstet e vjetra.

Para anëtarëve të Komisioni fola për gjithë mbarëvajtjen dhe punën që është bërë që nga fillimi, si dhe për shpenzimet që janë bërë gjatë gjithë procesit, e që janë rreth 76 mijë euro në tërësi.

Sa i përket cilësisë së teksteve, theksova se përgjegjësinë e vlerësimit të tekstit e mbajnë recenzentët, ndërsa MAShT-i ka obligim të kujdeset që procesi të shkojë deri në fund si duhet.

Po ashtu, theksova vendimin e KEPShT-it që në listën përfundimtare të teksteve fituese të futen edhe tekstet që janë poentuar mbi 2.75, e që në listën preliminare kanë qenë vetëm ato që janë poentuar mbi 3.

MAShT ka vendosur që t’i pilotojë të gjitha tekstet shkollore dhe nëse vërehet se një tekst nuk është i përdorshëm për mësimdhënie, do të tërhiqet dhe recenzentët do të përgjigjen sipas obligimeve të marra me kontratë.

Gjatë këtij takimi, diskutuam edhe për nevojën e riorganizimit të sistemit arsimor. Përgëzova kryetarin e Kamenicës që ka filluar me një projekt të tillë dhe i njoftova anëtarët e Komisionit se kryetarit i kemi ofruar mbështetjen e MAShT. Po ashtu, theksova se ky riorganizim është i nevojshëm të bëhet në tërë Kosovën dhe tashmë iu është kërkuar zyrtarisht komunave të dërgojnë informacione të sakta rreth objekteve shkollore, në mënyrë që të shikohen edhe mundësitë e adoptimit në institucione parashkollore aty ku ka mundësi.

---- ----
-----