Ballina Lajme nacionale Bytyqi: Nëse një tekst është aprovuar pa i plotësuar kriteret recensenti ndiqet...

Bytyqi: Nëse një tekst është aprovuar pa i plotësuar kriteret recensenti ndiqet penalisht

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi ka folur edhe për tekstet shkollore dhe sipas tij, ato janë të vlerësuara sipas të gjitha procedurave ligjore nga persona profesionalë.

“Arsyeja për pilotim të teksteve ështe se KEPSHT ka vlerësuar se këto tekste i plotësojnë kriteret sipas standardeve të kërkuara dhe i kanë propozuar ministrit për vendim.

Por, për siguri, ne kemi marrë vendim që për 1 vit t’i pilotojmë këto teksteve dhe ka disa shtëpi botuese për të njejtin libër.

Pra, recenzenti ka dhënë vizën për tu botuar një libër dhe nëse do të vlerësohet se teksti nuk i ka plotësuar kriteret dhe standardet e kërkuara për mësimdhënie, recenzenti do të ndjeket në mënyrë penale, sepse përveç kontratës, ka nënshkruar edhe një deklaratë betimi”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, ashtu siq është paraparë me ligj, më 13 qershor KEPSHT i ka propozuar ministrit për aprovim tekstet të cilat i kanë plotësuar standardet.

“Çdo dorëshkrim dhe çdo recenzent ka qenë i koduar. Sipas ligjit, Ministri i emëron rezenzentët. Por, ministri nuk i ka emëruar vet dhe ka bërë thirrje publike. Secili që ka menduar që është i përgatitur dhe kompetent për këtë punë, ka aplikuar dhe kësaj radhe Komisioni i ka përzgjedhur jo vetëm 3, por nga 5 recensentë, pra kemi përfshirë edhe psikologun dhe pedagogun”, ka thënë ministri Bytyqi. /ORAinfo/

---- ----
----
-----
-----