Ballina Lajme nacionale Bytyqi: Fëmijët e kthyer nga Siria nuk filluan sot shkollën

Bytyqi: Fëmijët e kthyer nga Siria nuk filluan sot shkollën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fëmijët kosovërë të kthyer nga konflikti në Siri e Irak nuk janë kthyer sot në bankat shkollore ashtu siç është paralajmëruar.

Këtë e konfirmoi ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se këta fëmijë ende nuk janë gati për t’u kthyer në bankat e shkollës.

----

Bytyqi tha se në momentin kur ata të jenë gati, do të integrohen në klasa bashkë me fëmijët e tjerë.

“Janë duke u bërë përgatitjet. Kemi pasur nevojë për disa përgatitje dhe besojmë se shumë shpejt do të jenë pjesë e integruar nëpër klasa. Në momentin që t’i përgatisim fëmijët që të jenë të integruar në klasë, do të jenë pjesë e klasave të rregullta”, tha Bytyqi duke mos specifikuar se për çfarë përgatitjesh bëhet fjalë.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë janë kthyer nga Siria në Kosovë.

Prej fëmijëve në fjalë, 10 i takojnë nivelit të kopshteve, 5 janë parashkollorë, 25 do të vazhdojnë arsimin fillor dhe 34 nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit.

Më herët, ministri në detyrë i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, shprehu kënaqësinë që, siç tha, në bankat shkollore në Kosovë sot ulen edhe fëmijët e kthyer nga Siria.

----- ----