Ballina Sport Bylis del pa pikë me Tiranën, arbitri fal trajnerin ballshiot që hyri...

Bylis del pa pikë me Tiranën, arbitri fal trajnerin ballshiot që hyri në fushën e gjelbër

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bylisi doli i zhgënjyer nga “Selman Stërmasi” teksa në sekondat e fundit të takimit me Tiranën humbi shansin për të dalë me 1 pikë nga kryeqyteti, kur Majkëll Ngoo shënoi pas një rrëmuje në zonë.

Futbollistët ballshiotë protestuan ashpër ndaj gjyqtarit Enea Jorgji me pretendimin se sulmuesi bardheblu shënoi pasi preku topin me dorë. Protestave të lojtarëve të Bylisit iu bashkua dhe tekniku serb Veljko Dovedan, i cili hyri sërish në fushë kur ndeshja ende nuk kishte përfunduar dhe iu ankua Jorgjit për dy golat e shënuar të bardhebluve, të cilat pretendojnë se u shënuan në mënyrë të parregullt.

Në të dyja rastet, Jorgji nuk mori asnjë vendim ndaj Dovedanit, edhe pse tekniku i Bylisit duhej të penalizohej me dy kartona të verdhë për të dyja rastet kur hyri në fushë. Të shohim nëse Komisioni i Disiplinës do të marrë vendim për trajnerin Dovedan.

---- ----
----
----- ----
-----