Ballina AKTUALE Buxheti i komunës së Bujanocit, zvoglohet me 50 milion dinarë më pakë

Buxheti i komunës së Bujanocit, zvoglohet me 50 milion dinarë më pakë

108
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot është bërë ribalancimi i buxhetit i paraparë për vitin 2020, ku buxheti i komunës së Bujanocit në fund të vitit është më i ulët për 50 milion dinarë të të hyrave vetanake në krahasim me atë të planifikuar, tha kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në seancën e asamblesë lokale të mbajtur sotë që u diskutua rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Me ribalancin, buxheti u zvogëlua në shumën prej 999.7 milion dinarë

Në lidhje me buxhetin që u miratua në dhjetor të vitit të kaluar, kemi 51 milion më pak. Edhe atëherë, unë thashë se buxheti ishte “i fryrë” sepse ishte bërë për shkak të fushatës të zgjedhjeve – tha Arifi në seancën e sotme.

Rreth 280 milion dinarë të planifikuar për rindërtimin e shkollës fillore “Branko Radičević” në Bujanoc u zbritën nga të hyrat e planifikuara.

Ai projekt, i cili supozohej të financohej nga shteti, nuk u realizua për shkak të pandemisë së virusit koronar – thotë Arifi.

Ai theksoi se përkundër zvogëlimit real të të ardhurave prej 51 milion dinarësh, asnjë shkollë në territorin e komunës të Bujanocit, nuk do të ndiejë pasojat e kësaj pandemie.

Ne nuk i ulëm fondet për shkollat, përkundrazi, i rritëm për të paguar çmime jubilare në shkollën “Sezai Suroi”.

Dje, ne kemi paguar çmimet jubilare për të gjitha shkollat ​​fillore, dhe fondet për shkollat ​​e mesme do të transferohen të hënën – ka thënë Arifi në seancë.

Ai shtoi se Bujanoci do të marrë edhe 28 milion dinarë shtesë nga Trupi Koordinues nga fondet e destinuara për komunën e Preshevës, fonde të cilat i përdori vetëm 10 milion dinarë këtë vit, ndërsa përqindja e realizimit në komunën e Bujanocit është 99 përqind.

Këtë vit, nuk kishte alokime buxhetore për programet për klube sportive (ishin paguar vetëm borxhet e prapambetura nga viti 2019, nga pushteti i kaluar) dhe për projekte për bashkëfinancimin e përmbajtjes mediatike./BujanociNet/

---- ----
----
-----
-----