Ballina Arti Butrinti do të jepet me koncesion? Ministrja e Kulturës: Nuk është e...

Butrinti do të jepet me koncesion? Ministrja e Kulturës: Nuk është e vërtetë, formulë bashkëpunimi me fondacione-OJF

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti ka mohuar në “Ilva Now” faktin që  Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion. Ajo hodhi poshtë zërat, të cilët janë shprehur se parku do të jepet për shfrytëzim në këtë lloj mënyre.

Ministrja e Kulturës theksoi se shteti shqiptar po krijon një formulë bashkëpunimi me fondacione, të cilat janë OJF dhe qëllimi kryesor dhe final është mirëmenaxhimi i site-ve kulturore.

Kjo strategji e re për Margaritin synon të menaxhojë me sukses fondet e Butrintit, me qëllim që paratë e mbledhura të shfrytëzohen për investime shtesë.

“Nuk ka koncesion. Koncesion për sa kohë ne nuk kemi një shoqëri private, e cila të marrë në përdorim një pjesë të një aseti shtetëror, nuk jemi aspak në një formulë të tillë, por ne jemi në një formulë bashkëpunimi, krijimin e fonacioneve të posaçme që mirëmenaxhojnë sitet kulturore, ku gjithmonë Ministria e Kulturës është pjesë e këtyre donacioneve, shteti shqiptar është lider në krijimin e strukturave të reja të menaxhimit.

Fondacioni është fondacion jofitimprurës. Qëllimi primar është që të mirëmenaxhojë fondet e Butrinit, që të mund të investohet më tepër.

Nuk po flasim për koncesion, por fondacion që mbetet OJF”, tha ajo.

---- ----
----
----- ----
-----