Ballina Lajme nacionale Burri privoi nga jeta gruan në Prizren, dalin detaje të reja rreth...

Burri privoi nga jeta gruan në Prizren, dalin detaje të reja rreth rastit

36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren ku një person ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, i dyshuari i gjinisë mashkull me inicialet B.V., dhe viktima e gjinisë femër A.V., kanë qenë bashkëshortë, ndërkaq ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur viktima, pistoleta, dy karikatorë si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074;

Dy karikatorë; si dhe

42 fishekë të pistoletës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa, gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhu në në familje apo rast të ngjashëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, rastet e dhu nës në familje i trajton me prioritet dhe ka të caktuar dy prokuror që që merren me trajtimin e rasteve të tilla.

“Andaj, Prokuroria Themelore në Prizren, si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi ligjore dhe Kushtetuese mbetet e përkushtuar për luftimin e çfarë do lloj natyre të kriminalitetit që bie mbi kompetencën dhe përgjegjësinë e kësaj Prokurorie”, thuhet në njoftim.

-----