Ballina Lajme Bota/Rajoni Burg për ata që thyejnë karantinën, Gjermania ashpërson masat anti-Covid

Burg për ata që thyejnë karantinën, Gjermania ashpërson masat anti-Covid

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Burg për ata që thyejnë karantinën, Gjermania ashpërson masat anti-Covid

Qytetarët gjermanë të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por refuzojnë të karantinohen do të mbahen me detyrim në qendrat e paraburgimit.

Ky është vendimi i fundit që ka marrë shteti lindor i Saksonisë në Gjermani, sepse numri i të infektuarve në këtë rajon ka pasur një rritje dhe pothuajse spitalet janë të mbushur.

Ndërsa zona e Baden-Württemberg në Gjermaninë jug-perëndimore ka vënë dy dhoma të spitlait në dispozicion për përsonat të cilët refuzojnë të qëndrojnë në karantinë, ndërsa policia do të jetë vazhdimisht në mbikqyrje të këtyre personave të cilët refuzojnë karantinën.

Deri më tani nuk ka një numër të saktë të personave të cilët refuzojnë të karantinohen pasi janë infektuar nga virusi covid-19, ndërsa disa zona kanë deklaruar se nuk do të krijojnë ambiente të tilla sepse numri i qytetarëve që kanë shkelur karantinën është i vogël.

Burg për ata që thyejnë karantinën, Gjermania ashpërson masat anti-Covid
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----