Ballina LifeBizare Bunkerët superluksozë të miliarderëve/Ja si po përgatitet 1 për qind e botës...

Bunkerët superluksozë të miliarderëve/Ja si po përgatitet 1 për qind e botës për apokalipsin (FOTO)

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Teksa thua ‘bunker’, gjëja e parë që të vjen mendje është një dhomë betoni nën tokë, e pajisur me sende të domosdoshme dhe ushqime të konservuara.

Kërcënimi i asgjësimit global mund të ndjehet i pranishëm edhe sot siç ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë, por strehëzat e sigurisë së lartë sot janë shumë ndryshe nga homologët e tyre të shekullit të 20-të.

Një numër i madh kompanish sipërmarrëse në të gjithë botën po hasen me kërkesat në rritje për struktura që mbrojnë nga çdo rrezik, pavarësisht nëse bëhet fjalë një pandemi globale, një asteroid ose Lufta e Tretë Botërore – ndërkohë që ofrojnë edhe pajisje luksoze.

“Bunkeri i babait ose i gjyshit tuaj nuk ishte shumë i rehatshëm”, – thotë Robert Vicino, një sipërmarrës i pasurive të patundshme dhe CEO i ‘Vivos’, një kompani që ndërton dhe administron strehimore të niveleve të larta në të gjithë botën.

-“Ata ishin gri, prej metali, si një anije ose diçka ushtarake. Dhe e vërteta është se njerëzimi nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë në një mjedis të tillë të zymtë, si spartanët”.

Shumë nga elitat e botës, përfshirë menaxherët e fondeve, yjet e sportit dhe drejtuesit e teknologjisë (Bill Gates thuhet se ka bunkerë në të gjitha pronat e tij), kanë zgjedhur të ndërtojnë strehimoren e tyre sekrete për të strehuar familjet dhe stafin e tyre në rast të ndonjë apokalipsi.

Për të kuptuar më mirë se ç’pamje kanë bunkerët modernë të prenotuar nga miliarderët e botës, shfletoni galerinë.

---- ----
----
----- ----
-----