Ballina Sport Bundesliga shkelmon topin pas pandemisë, paqe mes lojtarëve të Kombëtares Kuqezi (VIDEO)

Bundesliga shkelmon topin pas pandemisë, paqe mes lojtarëve të Kombëtares Kuqezi (VIDEO)

15
SHPËRNDAJE

Bundesliga është kthyer më shumë se dy muaj pas ndalesës së detyruar për shkak të Coronavorisu-it. Nuk ka qenë një rikthim i ëmbël për skuadrën e Leipzig, që nuk arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 në shtëpi me Freiburg-un e Abrashit, i cili ka qëndruar në stol gjatë gjithë ndshjes.

Skuadra e Nagelsmann, pas barazimit të tretë të marrë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, katër larg Bayern-it kryesues që ka një ndeshje më pak.

Takimi është zhbllokuar me një gol të rrallë të miqve në minutën e 34-t. Gol që është realizuar direkt nga një goditje këndi nga Manuel Gulde, i cili nuk shënonte në Bundesliga prej 511 ditësh (hera e fundit në dhjetorin e 2018-ës në Nurnberg).

Reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 77-të me një gol të bukur të Poulsen. Në fundin e takimit, miqtë kanë gjetur golin e fitores, por që është anuluar nga VAR.

Ndërkohë, ndeshja për mbijetesë mes Dusseldorf-it të Valon Berishës dhe Paderborn-it të Klaus Gjasulës është mbyllur në barazim 0-0.

Në fund, Wolfsburg dhe Hertha kanë marrë dy fitore të rëndësishme në transfertë respektivisht ndaj Augsburg dhe Hoffenheim. “Ujqit” kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa “Zonja e Vjetër” 3-0.

 

-----