
Pas ndërprerjes më shumë se dy mujore për shkak të Covid-19, këtë të shtunë është rikthyer në fushë Bundesliga 2.
Sfidat e para se si do të jetë futbolli gjatë periudhës së pandemisë, i treguan edhe para tifozëve.
Siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat gjermane, lojtarët u prezantuan me maska në fushë, teksa për t’u takuar u përdorën brrylat.
Po ashtu, maskat si detyrim u mbajtën nga stafet teknike në pankinë, operatorët televizivë dhe personat e tjerë të lejuar në stadiumet pa tifozë.